Telegrafi

Haradinaj: E dënoj fuqishëm sulmin ndaj presidentit Trump

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, aktualisht kandidat per mandatin e dytë, Donald Trump.

Haradinaj ka thënë se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen, transmeton Telegrafi.

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump! Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit”, thotë ai.

Haradinaj i ka uruar shërim të plotë Trumpit. /Telegrafi/