Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili po merr në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) në Londër, përveç nga anëtarët e kabinetit qeveritar, atje po shoqërohet dhe nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i VV-së.
Pas takimeve të sotme në kuadër të Samitit të Londrës të delegacionit kosovar, ku kryeministri Haradinaj me bashkëpunëtorë dhe kreun e Prishtinës takuan presidentin e BERZH-it, me të cilin bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe projektet të tjera konkrete, në mbrëmje ata patën një takim të veçantë, shkruan Telegrafi.
Delegacioni nga Kosova, i prirë nga kryeministri Haradinaj është pritur nga Besnik Sahatçiu – babai i Rita Orës, përfaqësues të Shoqatës ‘Peja’ në Londër, ku ka marrë pjesë komuniteti shqiptar që jeton në Angli.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, ajo që bie në sy në këtë takim, është afërsia që treguan kryeministri Haradinaj dhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Haradinaj dhe Ahmeti duket se e kanë shfrytëzuar këtë ndejë për të biseduar për tema, të cilat mbase nuk kanë të bëjnë vetëm me financimin e unazës së jashtme të Prishtinës. /Telegrafi/