Telegrafi

Haradinaj: Drejtuesit e sotëm të Serbisë, do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për vendimin Gjykatës së Colmarit të marrë sot ndaj tij.

“Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.

Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

Besnik do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/