Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi raportin me punën 100-ditore të qeverisë.
Thaçi ka vlerësuar lart punën në këtë njëqind ditësh. Kreu i shtetit tha se vendi po ecë në drejtim të duhur me dinamikën e duhur.
Ai e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”.
Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se i vjen mirë që raporti koincidon me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.