Site icon Telegrafi

Haradinaj dhuron gjak, thotë se është më shumë se sa kulturë të ndihmosh tjetrin pa e njohur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që sot, në Ditën Botërore për Dhurimin e Gjakut, së bashku me bashkëpartiakët e tij të dhurojë gjak.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Me kolegët e mi nga AAK në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut

Më e pakta që mund të bëjmë në një ditë si kjo, është të japim diçka nga vetja për ata mijëra pacientë, që iu ndodh të varen nga gjaku i dhuruar!

Por kjo është vetëm një ditë, ndërkaq nevoja për gjakun e dhuruar është e përditshme.

Më gëzoj fakti që paqeruajtësit ndërkombëtar në Bondsteel, ishin përgjigjur në numër të madh dhurimit të gjakut.

Dhurimi i gjakut është më shumë se sa kulturë. Është ta ndihmosh tjetrin pa e njohur!”. /Telegrafi/

Exit mobile version