Site icon Telegrafi

Haradinaj dhe Tahiri bëjnë homazhe tek shtatorja e “Hasan Prishtinës” në Vushtrri

Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe tek shtatorja emblematike e Kosovës “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.

Këtë Haradinaj e bëri të ditur në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se Hasan Prishtinë mbetet figura më emblematike e Kosovës, që jetën, pasurinë dhe intelektin e tij, e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.

“Në nderim dhe kujtim të kësaj vlere kombëtare, sot bashkë me Kryetarin Xhafer Tahiri, bëra homazhe te shtatorja e ‘Hasan Prishtinës’ në Vushtrri. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version