Site icon Telegrafi

Haradinaj dhe Serwer flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot ekspertin amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, me të cilin bisedoi për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

Haradinaj, këshillat e miqve amerikanë i ka quajtur të vlefshme për politikën e Kosovës.

“Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Evropës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti, Daniel Serwer. Me ekspertin amerikan të politikave të Ballkanit, bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim. Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tone”, ka shkruar kryeministri Haradinaj. /Telegrafi

Exit mobile version