Site icon Telegrafi

Haradinaj dhe Rama flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të mërkurën në Tiranë kanë folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se Kosova do të jetë anëtare e vlefshme për UNESCO-n.

Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO tha se veprimi i Serbisë në këtë çështje është absurde.

“…I kam thënë Vuçiqit, presidentit të tanishëm se nuk po e kuptoj logjikën e kundërshtimit të Kosovës në UNESCO”, tha Rama.

“Nëse për serbët ka një rëndësi trashëgimia e tyre kulturore në Kosovë, atëherë ata duhet të ishin të parët që do të duhej të vraponin për ta mbrujtur trashëgiminë e tyre…”, tha ai.

 

Exit mobile version