Site icon Telegrafi

Haradinaj dhe presidenti i nderit të “Crans Montana Forum”, Jean Paul Carteron flasin për zhvillimet në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim presidentin e nderit të Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron, me të cilin biseduan për zhvillimet në vend e po ashtu edhe për të arriturat e Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar.

Haradinaj tha se ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet e nivelit të lartë ndërkombëtar.

“Jam i nderuar që sot keni ardhur për ta vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend. Është rast i shkëlqyeshëm për Kosovën, që të jetë nikoqire e forumit të radhës të Crans Montana, që do të mbahet në Prishtinë. Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet e nivelit të lartë ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar gjithashtu rëndësinë e këtyre takimeve për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ndërkaq, presidenti i nderit i Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron, tha se ishte kënaqësi të jetë sot në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version