Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkëmbyer disa fjalë mes vete pak para fillimit të seancës.
Haradinaj dhe Pacolli kanë biseduar me gjasë rreth votimit që do të bëhet sot në këtë seancë për formimi e Qeverisë.
Kujtojmë se pak minuta më parë deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha tha se nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër. /Telegrafi/