Telegrafi

Haradinaj dhe Pacolli arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor (Foto)

Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli janë marrë vesh për të ndërtuar një front të perbashkët opozitar. Krah tyre është edhe Nisma për Kosovën.

Sipas burimeve të Gazetës Express tri partitë do të garojnë me një listë në zgjedhjet e ardhshme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re kanë vendosur t’i bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.

Marrëveshja është arritur ndërmjet kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli, në shtëpinë e këtij të fundit.

Ata kanë pozuar me flamurin kuqezi pas arritjes së marrëveshjes për koalicion.

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas ka qenë indikator i qartë që i ka bërë bashkë tre lideret opozitarë. /Express/