Telegrafi

Haradinaj dhe Kraja flasin për temat politike në vend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Krajën kanë biseduar për aktualitetet politike në vend.

Postimi i plotë:

Pata nderin që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të zhvilloj një bisedë të çmuar me kryetarin Mehmet Kraja me bashkëpunëtorë.
Tema të interesit nacional dhe sfidat qe po i kalon vendi. Diskutuam për situatën me pandemi si dhe për dy projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve për energji dhe arsim.
Poashtu biseduam për sfidat e reja të vendit, dialogun, propozim aktakuzat për Presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli dhe paralajmërimet për aktakuza të reja ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Ishte një ndjenjë e përbashkët se edhe në këtë situatë të ndjeshme, të veprojmë me mençuri dhe të mbrojmë interesin nacional. /Telegrafi/