Telegrafi

Haradinaj dhe gjenerali amerikan, homazhe tek varret e Arben e Luan Qerimajt në Gllogjan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan kanë bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me nderimet më të larta kujton edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

“Së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj. Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/