Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se të enjten është takuar me anëtarët e Komisionit shtetëror për shenjimin e kufirit dhe janë në përgatitje të të gjithë materies që ka të bëjë me korrigjimin e marrëveshjes së Demarkacionit.
I pyetur rreth Asociacionit të komunave serbe, Haradinaj tha se deri tani nuk është marrë me këtë çështje fare, pasi ka pasur tema tjera.
“Duhet me e studiu çështjen e asociacionit… Nuk e kam pas në tavolinë…”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, lidhur me vizitën në veri të vendit, kryeministri tha se atje ka shkuar shpesh prej kur udhëheq me ekzekutivin, por këtë e ka bërë pa praninë e mediave. /Telegrafi/
Foto: Arkiv