Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherit edhe kandidat për kryeministër, ka dërguar një mesazh përshëndetjeje për qytetarët e Drenicës nga Amerika.
Haradinaj i cili nuk ishte pjesë e fushatës që u mbajt në Drenicë, zgjodhi që ti përshëndes simpatizantët përmes një postimi.
“Drenicë, zemra mal…Të fala nga Amerika!”, ka shkruar Haradinaj.
AAK tash e sa ditë ka nisur fushatën në disa prej komunave të Kosovës, ku kanë kërkuar nga qytetarët që ti mbështesin ata në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. /Telegrafi/