Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka pyetur deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se “a po ju vjen marre dhe cili është problemi juaj që nuk po i pranoni gjetjet e Komisionit të Bulliqit”.
Ai këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk po e doni këtë raport. Ku po ju dhem. Nëse kthehet guri atje, e keni problem. Po kërkoni me relativizu. Komisioni e ka prodhuar një raport, pse po ju dhem o burra. Asnjë germ nuk i heket këtij ligji. Lejeni pa viza dhe pa liberalizim qytetarët”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/