Site icon Telegrafi

Haradinaj dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka dënuar sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, në komunën e Istogut.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që sulmuesit të  identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

“Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryesit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi

Exit mobile version