Telegrafi

Haradinaj dënon sulmin e Iranit mbi bazat amerikane në Irak

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet e Iranit mbi bazat amerikane në Irak.

Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së.

“E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.

Në fund të shkrimit, Haradinaj ka thënë se Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë./Telegrafi/