Site icon Telegrafi

Haradinaj dënon shkruarjen e grafiteve që nxisin urrejtje ndëretnike

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj grafiteve fyese, që janë shkruar nga persona të panjohur në një shkollë në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës.

Kryeministri ka thënë se “ato grafite nxisin urrejtje ndëretnike”, duke i cilësuar si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e shtetit që po ndërtohet.

“E dënoj shkrimin e grafiteve që nxisin urrejtje ndër etnike dhe i cilësoj ato të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e shtetit që po ndërtojmë – demokratik, gjithëpërfshirës dhe tolerant.

Kërkoj nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shkrimit të grafiteve me përmbajtje urrejtëse dhe t’i sjellin autorët e tyre përpara drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version