Site icon Telegrafi

Haradinaj delegatëve në Obiliq: Do shquheni si ata që nuk u lëkunden në kohën kur të tjerët e bënë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq, është duke mbajtur Kuvendin zgjedhor ku do të zgjedh organet e reja. Ky Kuvend është i pari që mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit dhe shumicës së kryesisë së degës.

Në hapjen e punimeve të Kuvendit, delegatëve iu drejtua Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai iu tha delegatëve se situata në Obiliq nuk është e lehtë dhe se ata nuk po bëjnë vetëm politikë por edhe drejtësi për shkak se kishin mision mjaft të vështirë për të rikthyer Aleancën në interes të qytetarëve të Obiliqit, pas largimit të atyre që dikur iu besuam.

“Ju po bëni drejtësi për shkak se kjo i’u shkaktojë shumë pasoja politike por edhe në aspektin logjistik e financiar dhe të mundësive, edhe në zgjedhjet nacionale ishte një kohë e vështirë për Aleancën, pra nuk ishin të lehta ato zgjedhje që shkuan, pastaj edhe obligimet e shumta, e në një periudhë mjaftë të vështirë të rrugëtimit të mëtejmë, ndodhi ajo krisja shumë më e rëndë pastaj, largimi apo vendimet që u morën në Aleancë në Obiliq”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se gjatë udhëtimit të tij politik nuk e ka zgjedhë rrugën e mashtrimit.

“Nuk e kam zgjedhë rrugën e premtimeve që nuk qëndrojnë, çdo herë e kam zgjedhë të vërtetën”,u shpreh Haradinaj, thuhet në njoftimin për media.
Haradinaj theksoi se ishte viti 2019 kur Aleanca veçse kishte filluar ngritjen dhe rrugëtimin e saj drejtë fitores por që ishte Haga ajo e cila pamundësoi punën e Aleancës për vendin.

Tutje ai u shpreh se Aleanca asnjëherë nuk i ka premtuar popullit atë që nuk kanë besuar ata vet.

“Atë që unë kam besu, atë ja kam thënë popullit, unë kam besu se Obiliqi i cili e ka KEK-un e i cili furnizon krejt Kosovën me energji atëherë fillimisht duhet ti drejtojë qytetarët e Obiliqit, me i bërë status të veçantë, me i bërë trajtim të veçantë sepse furnizohet krejt Kosova me energji por rrezikohet shëndeti i qytetarëve, jeni të rrezikuar gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm nga ndotja por nga gjitha proceset e një gjiganti të tillë ekonomik sikurse është KEK-u”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se kjo ishte arsyeja që kur ka ardhur momenti i implementimit të ligjit për Obiliqin, i kam marrë gjitha veprimet që të ndodh, që t’i kthehemi qytetarëve.

“Veçanërisht ju do shquheni si ata që nuk u lëkunden në kohë kur të tjerët e bënë, do mbetet në nderin e juaj në vazhdimësi të rrugëtimit, do jeni ata që mbetët besnik që mbajtët drejtimin e juaj qoft edhe me pasoja apo nëpërkëmbje ose me vështirësitë në të cilat keni hasur”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se gjithçka që duhet është ndershmëria e nëse mungon ndershmëria apo e vërteta gjitha vlerat e tjera janë të diskutueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version