Site icon Telegrafi

Haradinaj: Delawie, një mik i madh dhe besnik i Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka shprehur mirënjohje të thellë ambasadorit amerikan në Kosovë,  Grege Delawie, në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të diplomatit amerikan në Kosovës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thëhë se “Delawie çdoherë do ta ketë vlerësimin e popullit të Kosovës për punën e tij të madhe në vendin tonë dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadorit të ShBA-së, Greg Delawie, një mik i madh dhe besnik yni. Çdoherë do ta ketë vlerësimin e popullit të Kosovës për punën e tij të madhe në vendin tonë dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Falënderues, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për vendin tonë! Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version