Telegrafi

Haradinaj me dedikim të veçantë në ditëlindjen e 40-të të Anitës, publikon fotografi duke shkëmbyer puthje me të

Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Anita Muçaj – Haradinaj, ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen e 40-të.

Ajo me këtë rast pranoi urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në rrjetet sociale, ndërsa një dedikim emocional nuk mungoi as nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ndarë një fotografi duke shkëmbyer puthje me partneren e tij, të cilën njëherësh e uroi edhe për përvjetorin e lindjes.

Anita sot, urime gjithmonë!RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 12 octobre 2020

“Anita sot, urime gjithmonë/ RH”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Anita Haradinaj: Kam 17 vite që jam shumë mirë me Ramushin

Urimet ndërkohë nuk munguan krahas postimit as nga ndjekësit që numëron Haradinaj në rrjetin social, Facebook.

Moderatorja ditë më parë ka qenë pre e disa thashethemeve në lidhje me bashkëshortin e saj, gjë që e mohoi me një reagim të bërë në rrjetet sociale duke shtuar se ka 17 vite që është shumë mirë me Ramushin. /Telegrafi/