Site icon Telegrafi

Haradinaj: Debati për Astritin nuk meriton epilog të tillë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës dhe shtyrjes që ndodhi në mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së, ka thënë se debati për vrasjen e Astrit Deharit, nuk meriton një epilog siç po duam ta sjellim punën.

Haradinaj shtoi se ka tema të tjera që mund të bëjnë çka të duan por jo me këtë rast.

“Mendojë që ne e nderuam si Parlament, si Qeveri jo veç dhimbjen por edhe të drejtën për Astritin, dhe nuk mendojë një epilog ky debat kështu siç po duam ta sjellim punën ashtu siç po duam, ka raste tjera për tema tjera, çka të doni po bëjmë, por në këtë temë sos se nuk duhet”, tha ai.

Debati i tensionuar ende po vazhdon.

Exit mobile version