Telegrafi

Haradinaj – Cuoci: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurt e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur.

“Nga Komandanti Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi