Site icon Telegrafi

Haradinaj, Cakaj: Shtetet tona, të gatshme në realizimin e vizionit euro-atlantik

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj shqiptar, Gent Cakaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Haradinaj-Stublla deklaroi se ata biseduan që dy shtetet bashkërisht të realizojnë qëllimet euroatlantike.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë”.

“Me Cakajn rikonfirmuam vullnetin që bashkërisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e po ashtu edhe gatishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version