Telegrafi

Haradinaj: Bulliqi dhe anëtarët e tjerë të Komisionit nuk janë palaço, tregoni respekt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar deputetëve me kërkesën që të kenë minimumin e konsideratës ndaj anëtarëve të Komisionit shtetëror që kanë punuar në hartimin e raportit të ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Haradinaj tha para deputetëve se anëtarët e Komisionit… nuk janë palaço, por janë profesor dhe ish-kolegë.

“Me disa prej tyre jeni mburrë më herët”, tha Haradinaj.

Sipas kreut të ekzekutivit të vendit, anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi e kanë kryer punën e tyre profesionale në shërbim të shtetit, ndërsa sipas tij tani mbetet n[ dorë të politikanëve, deputetëve të vendosin për Demarkacionin. /Telegrafi/