Site icon Telegrafi

Haradinaj: Brigada 162 ‘Agim Bajrami’, lirisë së Kosovës ia fali 28 dëshmorë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 20-vjetorin e betejës së Kaçanikut.

Ai, ka thënë se Kaçaniku me Brigadën 162 “Agim Bajrami”, ka lartësuar emrin e vetë dhe luftën çlirimtare.

“Kaçaniku, me Brigadën 162 “Agim Bajrami”, e lartësoi emrin e vet edhe njëherë në Luftën Çlirimtare. Lirisë së Kosovës, kjo brigadë ia fali 28 dëshmorë, duke ia shkruar sërish historinë e lavdisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë:

“Kaçaniku, me Brigadën 162 “Agim Bajrami”, e lartësoi emrin e vet edhe njëherë në Luftën Çlirimtare. Lirisë së Kosovës, kjo brigadë ia fali 28 dëshmorë, duke ia shkruar sërish historinë e lavdisë. Më 9 prill, 20-vjet më parë, Gryka e Kaçanikut jehonte gjatë luftimeve, nga këngët dhe pushkët e lirisë të bijave dhe bijve të tij më të devotshëm. Sot me respekt e krenari i kujtojmë dëshmorët e kësaj beteje. Lavdi e përjetshme”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version