Telegrafi

Haradinaj: Brenda UÇK-së nuk ka pasur konflikte, partive po ju duhet nga një hero i luftës (Video)

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk kanë pasur konflikt mes vete.

Haradinaj, duke folur në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke iu përgjigjur dilemave të ngritura nga analisti Imer Mushkolaj se pas luftës është folur se gjatë kohës së luftës ka pasur përplasje dhe qërim hesapesh mes luftëtarëve të UÇK-së, për qëllime ideologjike, transmeton Telegrafi.

“UÇK-ja nuk ka pasur hesape mes vete. As përçarje mes vete. Ai që ka dashur të bëjë përçarje ai ka ndejt jashtë UÇK-së. Tash po del se ka pasur përçarje, sepse partive po ju duhet nga një hero i luftës, medoemos me kriju”, tha Haradinaj.

Ai tha se secila parti për konsum politik po e përdor luftën. /Telegrafi/