Site icon Telegrafi

Haradinaj bisedon me kryetarët e komunave: Ka mungesë të barërave dhe pajisjeve elementare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë me kryetarët e komunave të Kosovës, pas situatës së krijuar me përhapjen e coronavirusit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet regjionale dhe QKMF-të.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Sot kam zhvilluar biseda me Kryetarët e Komunave të Kosovës, të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, si dhe Kryetarët e Degëve të AAK-së, pas situatës së krijuar me përhapjen e Coronaviursit COVID-19.

Ata u shprehen se janë të mobilizuar dhe falënderues për kujdesin e qytetareve, personelit mjekësor, Ushtrisë, Policisë së Kosovës dhe shtabeve emergjente, që janë në vijën e parë të frontit!

Shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet Regjionale dhe QKMF-të!

Kërkesë kishte sidomos për furnizim me barëra esenciale, maska e mjete tjera mbrojtëse, dezinfektim të hapësirave publike dhe pako ushqimore për skamnorët.

Do të mbetemi në gjendje gatishmërie, në përkrahje të njëri-tjetrit. Të bashkuar e kalojmë këtë gjendje!”. /Telegrafi/

Exit mobile version