Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se pret që Gjykatës Speciale të mos i vazhdohet mandati.
Haradinaj ka vazhduar me sulme ndaj Speciales duke thënë se kjo është është gjykatë një etnike e raciste.
“Unë jam shumë optimist që më 2020 nuk do t’i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale. Besoj që do të vetëdijësohen deputetët. Unë u apeloj deputetëve që vijnë që të mos koriten dhe të mos e votojnë vazhdimin e kësaj gjykate. Kjo është është gjykatë një etnike, është gjykatë raciste”, ka thënë ai, për RTK.
Haradinaj ka thënë se deputetët kanë gabuar rëndë kur e kanë votuar themelimin e Speciales.