Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, përfshirë edhe tashmë ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tjerë.
Haradinaj tha se duhet të tregojmë unitet kombëtar dhe at që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare duhet të kenë përkrahjen e Qeverisë dhe të gjithëve pa rezervë.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.
Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë. /Telegrafi/