Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbetet partner strategjik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Haradinaj këto komente i ka bërë pas takimit të delegacionit të kësaj banke në Kosovës.
“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbetet partner strategjik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me delegacionin e bordit të drejtorëve të BERZH, diskutuam mbi investimet e deritashme të kësaj banke në Kosovë dhe për projektet zhvillimore në periudhën e ardhshme. Thellimi i bashkëpunimit me BERZH për realizimin e projekteve infrastrukturore, të energjisë së ripërtërishme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/