Telegrafi

Haradinaj bëri homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha në qytetin e Suharekës dhe ka vizituar vendin ku është kryer masakra ndaj familjes Berisha në mars të vitit 1999.

Haradinaj gjatë vizitës në vendin ku është kryer masakra ka takuar të mbijetuarit e kësaj masakre, Shyhrete Berisha, Vjollcë Berisha dhe Gramos Berisha, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet në emër të tij dhe të Qeverisë, duke thënë se Qeveria e vendit do të jetë pranë tyre.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në tubimet përkujtimore në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. /Telegrafi/