Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Hallaq të Vogël të Lipjanit në përvjetorin e vdekjes së Komandantit Lulzim Morina.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka nderuar figurën dhe veprën e Komandantit Lulzim Morina, duke e vlerësuar si njërin ndër komandantët më të zotë të luftës çlirimtare.
“Lulzim Morina i njohur gjatë luftës si Komandant Luli, ishte njëri ndër më të zotët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës. Sot u bëmë bashkë, familja dhe miqtë e Lulit, për ta nderuar e kujtuar veprën e tij heroike. Falë trimave si Luli, familjet që i rritën ata dhe i gjithë populli, sot gëzojnë lirinë!”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj. /Telegrafi/