Telegrafi

Haradinaj bënë homazhe te varri i babait: Në Kullën tënde, plak, në shtëpinë e mikut dhe Zotit, siç ti na e mësove

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, që njëherësh është edhe babai i kryeministrit.

Haradinaj në një status në Facebook ka shkruar se e kanë kujtuar dhe nderuar.

“Në Kullën tënde, Plak
Në shtëpinë e mikut dhe Zotit, siç TI na e mësove.
Të kemi kujtu e nderu, sot”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.

Në këto homazhe kanë qenë të pranishëm edhe qytetarë të shumtë dhe pjesëtarë të FSK-së./Telegrafi/