Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar me përfshirjen e shumë rajoneve të vendit nga zjarret.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje, ndërkaq ka apeluar për kujdes.
“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës”, shkroi Haradinaj.
“Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.
“Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore”, tha Haradinaj./Telegrafi.