Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 57- të tij.
I shoqëruar nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, kryeministri në detyrë Haradinaj, theksoi se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.
“Në ditëlindjen e heroit të kombit Zahir Pajaziti, bëmë nderim simbolik me familjarë dhe kolegë në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin për liri”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se respekti ndaj veprës së luftëtarit të çmuar shqiptar, komandantit tonë, Zahir Pajaziti mbetet i pavdekshëm. /Telegrafi/