Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të dëshmorëve, Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupi.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e tij.
“Homazhe në nderim të heroit të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, dhe dëshmorit Qazim Jakupi. Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e vet, në rrënjët e së cilës qëndron gjaku dhe sakrifica e tyre. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar kryeministri i vendit në Facebook. /Telegrafi/