Pas 13 viteve në AAK, deputetja Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.
“Na ka befasuar vendimi i Donikës”, ka thënë në një lidhje telefonike për emisionin Rrokum Roll, kryetari i Ramush Haradinaj nga AAK.
“Nuk kemi shpjegim nga ajo, pos një letër dërguar mediave. Megjithatë i urojmë sukses. Ne si AAK vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur për ofertën e kryeministrit Isa Mustafa për dialog me opozitën, ai tha: “Me të flasim veç për datën e zgjedhjeve. Deklaratat e tij nuk qëndrojnë gjatë në publik”. /Telegrafi/
https://youtu.be/Xd2cIism2i4