Telegrafi

Haradinaj: Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është i trishtë lajmi për vdekjen e nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu. /Telegrafi/