Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të gjeneral major Ilir Konushevci, hero i kombit dhe Hazir Malaj, dëshmor i kombit.
Pas homazheve, kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.
“Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, shkroi kryeministri Haradinaj në librin e zisë.
Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.