Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk ndërhyn në punët e brendshme të Turqisë, por po ashtu nuk do të lejojë askënd të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bazohet në Kushtetutën, ligjet e Kosovës si dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:
“Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë. Këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës.
Ne jemi të kujdesshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo, gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet.
Spektri politik në vend nuk i ka krejt rrethanat për zgjedhje në këtë kohë.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. /Telegrafi/