Site icon Telegrafi

Haradinaj: Askund në programin qeverisës nuk përmenden vaksinat

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Daut Haradinaj, ka kritiktuar Qeverinë Kurti për shkak se, sipas tij, në programin qeverisës nuk janë përmendur askund vaksinat.

Haradinaj tha se problemi kryesor i Kosovës është pandemia dhe dëmet e saj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!
Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.
Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version