Telegrafi

Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë.

Lexo po ashtu Ramadani: Serbia u kthye në Rusi të vogël, kjo është shqetësim për gjithë rajonin

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, ka shkruar ai ën Facebook.

Ndryshe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi mori pjesë në ceremoninë e pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia muaj më parë pati thënë se deri në fund të vitit shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë donacion./Telegrafi/