Telegrafi

Haradinaj: Ardhja e Ratcliffe në krye të inteligjencës amerikane, do ta fuqizojë fokusin e ShBA-së për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur përzgjedhjen e John Ratcliffe në krye të Inteligjencës Amerikane.

Haradinaj ka thënë se i uron suksese Ratcliffe në detyrën e re, transmeton Telegrafi.

“Kosova është me fat që ka në krah ShBA-në dhe në rrafshin e sigurisë përket në botën të cilës i prinë Amerika. Partneritetin tashmë të ndërtuar në fushën e sigurisë jemi të vendosur ta forcojmë. Ratcliffe është shumë mirë i informuar për Kosovën dhe njohës i zhvillimeve në rajonin tone”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Miku i madh shqiptarëve John Ratcliffe, në krye të inteligjencës amerikane

Kreu i AAK-së, ka thënë se ardhja e Ratcliffe në krye të inteligjencës amerikane do ta fuqizojë fokusin e SHBA-së për Kosovën. /Telegrafi/