Site icon Telegrafi

Haradinaj, apel të rinjve: Ardhmërinë e kemi në Kosovë, jo jashtë saj 

Rinia e vendit tonë perspektivën dhe ardhmërinë e saj, e ka në Kosovë dhe jo në rrugë tjera.

Kështu ka theksuar mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kreun e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK).

“Neve na thuhet se do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian (BE), pas sa vjetësh. Unë mendoj se Kosova nuk shkon në BE, por këtu bëhet BE. Ne e bëjmë atë. Është e mirëseardhur asistenca dhe përkrahja e BE-së”, ka theksuar Haradinaj.

Ai më tutje ju ka bërë thirrje të rinjve, tek të cilët është zbeh shpresa që të qëndrojnë në Kosovë, se zgjidhjet janë në vend, dhe jo jashtë vendit.

“Unë mendova që të shkoj mbrëmë në stacion-ndonëse kemi shumë kolegë që janë atje vazhdimisht – dhe të jap një zotim të Qeverisë së vendit se do të angazhohemi në përmirësim e jetës në vend”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version