Site icon Telegrafi

Haradinaj: Angazhimi im nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë votuesit e tij.

“Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap! Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët! Na priftë e mbara!” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version