Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve drejtpërdrejt në faqen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në Facebook.
Ai është pyetur edhe për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesat e saj kundrejt Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se Amerika nuk ka kërkuar asnjëherë kompromise të dhimbshme, thuhet në njoftimin për media.
“Nuk është e vërtetë që Amerika ka kërkuar kompromise të dhimbshme. Nuk e ka kërkuar Amerika ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij në Facebook.
“Nuk e ka kërkua mos bërjen e Ushtrisë”, ka shtuar ai. Haradinaj ka shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij të mëhershëm për taksën e vënë mbi produktet serbe.
“Nëse ka interes për njohjen reciproke, jemi për, atëherë vjen edhe kreativiteti dhe e heqim taksën”, ka thënë ai. /Telegrafi/