Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar profesor Fehmi Aganin në 19 vjetorin e vrasjes së tij.
Ai ka thënë se Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua, përcjell Telegrafi.
“Fehmi Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet. Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua. Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pamvarur!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/