Site icon Telegrafi

Haradinaj: Abelard Tahiri më ka ofruar dorëheqjen, PDK kërkon riformatim të ministrive që udhëheq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar që ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ia ka ofruar dorëheqjen.

“Kam pasur një takim me ministrin Tahiri, e kam lutur të pres sa t’i zhvillojë disa konsulta të përgjithshme rreth kësaj dorëheqje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në emisionin “Pressing” të T7, ka treguar se Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar atij që mos ta pranojë njëherë dorëheqjen e Tahirit.

Kryeministri ka zbuluar për herë të parë se nuk i ka pëlqyer Tahiri për ministër, pasi që e ka parë si njeri shumë të afër me Thaçin.

“Kom pas paragjykime për Abelard Tahirin sepse e kam pa si njeri të afërt të Hashimit, por si ministër ka qenë korrektë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nga PDK i është kërkuar një riformatim të Qeverisë, ministrive që ajo udhëheq.

Exit mobile version